Përmbytjet e mëdha në vendin tonë kanë sjellë edhe viktimën e parë në qytetin e Durrësit.
Burime bëjnë me dije se një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar u mbytur në zonën e Plepave.
Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të Durrësit, teksa po punohet për identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Prej 3 ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me shi të dendur, si dhe me reshje dëbore në zonat malore. Qyteti i Durrësit prej dy ditësh ndodhet nën pushtetin e ujit, teksa fatkeqësisht sot është regjistruar edhe një viktimë.