Gonzato takon kreun e ri te SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, element kyç për integrimin në BE

Amnasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato është takuar me kreun e ri të SPAK, Klodian Braho.

Gonzato e ka përgezuar Brahon për arritjet e SPAK-ut deri më sot ndërsa theksoirëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gonzato thotë se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

Postimi i Gonzatos në rrjetin social X:

Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.