EMRI/ Dhunoi kryeinfermieren, arrestohet mjeku në Tiranë

Një mjek është arrestuar në Tiranë pasi ka dhunuar kryeinfermieren. Policia njofton se është arrestuar mjeku Julian Habibaj, pasi ky i fundi ka goditur kryeinfermieren me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas një konflikti verbal, mjeku e ka kapur për fyti kryeinfermieren. Më pas ajo ka bërë kallëzimin në polici.

Mjeku Habibaj akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor”, njofton policia.