Pas shkarkimit të Skerdi Drenovës, emërohet drejtuesi i ri i UKT-së

Flauers Shoshi është emëruar në krye të Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Emërimi i Shoshit vjen pas shkarkimit të Skerdi Drenovës pak ditë më parë.

Drenova u shkarkua nga detyra të cilën e kishte marrë në Prill të 2025-ës., pas problemeve të vazhdueshme që janë përballur qytetarët e Tiranës me furnizimin me ujë të pijshëm në kryeqytet.

Problemet me furnizimin me ujë ishin më të theksuara gjatë muajve të verës, ku nuk munguan edhe denoncimet që qytetarët bënin në media, ku bënin apel për zgjidhje.

Sipas banorëve të disa zonave të Tiranës, furnizimi me ujë është kufizuar në vetëm një orë në ditë, një sasi e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat më bazike të përditshmërisë, si higjiena personale, gatimi apo pastrimi.