Shkarkohet kreu i UKT Tiranë, Skerdi Drenova

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Skerdi Drenova.

Ky i fundit është shkarkuar nga detyra pas problemeve me furnizimin me ujë në kryeqytet dhe ankesave të shumta të qytetarëve.

Ndërkohë nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë atë në krye të institucionit.

Sipas banorëve të disa zonave të Tiranës, furnizimi me ujë është kufizuar në vetëm një orë në ditë, një sasi e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat më bazike të përditshmërisë, si higjiena personale, gatimi apo pastrimi.

Qytetarët kanë denoncuar vazhdimisht mungesën e ujit në banesat e tyre, duke u kthyer në një problem i përditshëm.

Skerdi Drenova u vendos në krye të UKT Tiranë në Prill të këtij viti ndërsa më herët ka qenë në drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit.