Përgjime të tjera janë zbuluar nga dosja e zv.kryeministres, Belinda Balluku, e pandehur për tunelin e Llogarasë dhe në hetim për Unazën e Madhe.
Në bisedën me ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi, Balluku flet për pagesa që u janë bërë mediave të caktuara në vend, por dukemos përmedur emrat e tyre.
‘Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat, ty një të kam lënë, ngelën duke e bërë çorap”,- i shkruan Balluku-Berberit.
Pjesë nga dosja hetimore
“Pas këtij mesazhi, në orën 18:02, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet në aplikacionin ‘Signal Private Messenger’, me tekst: ‘Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat, ty një të kam lënë, ngelën duke e bërë çorap’.”
“Në orën 18:02, Evis Berberi: ‘Kuptova’. Në orën 18:05, Belinda Balluku: ‘Ke një supervizion mirëmbajtje’. Në orën 18:05–18:06, Evis Berberi: ‘Po, më thuaj’. Në orën 18:07, shtetasja Belinda Balluku ka dërguar një fotografi, si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve …”

Kujtojmë se sot përfundoi pa sukses mbledhja e Këshillit të Mandateve, pas kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin zv.kryeministres, Belinda Balluku.
Në mbledhjen që nisi që prej orës 10:00 të mëngjesit, PS dhe PD nuk ranë dakord për një datë të dytë, në mënyrë që avokati i Ballukut, por edhe deputetët të njihen me provat e SPAK për numrin dy të qeverisë.
Megjithatë deputetët ranë dakord që të merrnin në dorëzim, për të shqyrtuar provat që Prokuroria e Posaçme ka vënë në dispozicion të tyre në një USB