“21 Janari”, zbardhet dëshmia e Ilir Metës në SPAK

Është zbardhur dëshmia e ish-presidentit të vendit Ilir Meta në SPAK në lidhje me çështjen e “21 Janarit”.

Është avokati i Metës, Kujtim Cakrani, i cili ka dhënë detaje nga dëshmia e Metës para prokurorit të SPAK, Alfred Shehu.

Sipas avokatit, Meta ka deklaruar se “para demonstratës së 21 janarit është vënë në dijeni nga shërbime të huaja në vend, në rrugë konfidenciale, se protesta do të ishte e dhunshme, se do të kishte përplasje dhe se nuk përjashtohej as skenari i vrasjeve”.

Cakrani shtoi se këto informacione, shërbimet ia kanë vënë në dispozicion edhe kryeministrit të kohës dhe presidentit.

Më herët për protestën e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues, janë pyetur nga SPAK ish-kryeministri Sali Berisha, ish-kreu i PD, Lulzim Basha dhe ish-presidenti Bamir Topi.

Në Janar të 2011-ës, Meta ka qenë zëvendëskryeministër në qeverinë e Sali Berishës. Ndërkohë kujtojmë se protesta asokohe u thirr pas publikimit të një video mes Metës dhe ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti, ku bëhej fjalë për një korrupsion prej 700 mije eurosh