Është liruar nga burgu Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje kjo e ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 21 Prillit 2021.
Gjykata ka liruar me kusht Paplekajn, i cili në korrik të 2024-ës u dënua përfundimisht me 7 vite burg.
Fillimisht Arbër Paplekaj u dënua nga Gjykata e Elbasanit me 22 vite burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, ndërkohë Gjykata e Apelit me një vendim të datës 1 korrik 2024, e dënoi me 7 vite burg ish-efektivin e RENEA-s, për vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes.
Togat e zeza ndryshuan akuzën ndaj tij nga “Vrasje në rrethana cilësuese” në “Vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.
Rikujtojmë se ngjarja ndodhi 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të Prillit të 2021-it. Paplekaj, ishte pjesë e strukturës të Partisë Demokratikë që ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës. Pjerin Xhuvani ndërkohë njihej në qytet si një përkrahës i Partisë Socialiste.