Zbardhen emrat e 8 personave për të cilët SPAK ka lëshuar masa sigurie pas hetimeve një vjeçare për abuzime me tenderët e AKSHI-t.
Mësohet se 8 masat e firmosura nga GJKKO, me kërkesë të SPAK janë:
Ergys Agasi, biznesmen – “arrest me burg”
Ermal Beqiri, biznesmen – “arrest me burg”
Mirilda Karçanaj, drejtoreshë e AKSHI – “arrest në shtëpi”
Hava Delibashi, zv.drejtoreshë e AKSHI – “arrest në shtëpi”
Andis Papa, biznesmen – “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Gëzim Hoxha, biznesmen – “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Rogers Rryta, biznesmen – “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Erion Ismaili, zv.drejtor për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës – “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Operacioni është në zhvillim e sipër nga ana e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) sa i takon një hetimi pothuajse një vjeçar mbi disa praktika të dyshuara si abuzive tenderuese në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Pritet që edhe SPAK të dalë me një njoftim zyrtar, lidhur me urdhër-arrestet dhe akuzat.