Taulant Balla i paprekshëm, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD për masë disiplinore ndaj socialistit

Mazhoranca vijon të përdorë forcën e numrave për të mbrojtur deputetët e saj që shkelin rregullat e Kuvendit të Shqipërisë.

Teksa deputetët opozitarë dënohen edhe për deklarata që i bëjnë jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duket se është i paprekshëm.

Në çdo seancë vijon të fyejë deputetët e opozitës, e më pas urdhëron Niko Peleshin të ndërpresë seancën kur i kthejnë përgjigje, me kreun e Kuvendit që i bindet plotësisht.

Por fyerjet e tij duket se nuk regjistrohen nga Kuvendi, pasi Sekretariati i Etikës ka rrëzuar për herë të dytë brenda pak javësh kërkesën e PD-së për masë disiplinore ndaj tij. Deputetët e opozitës akuzuan Ballën se iu drejtua atyre me termin fyes ‘zagarë’, por kjo nuk është marrë parasysh.