Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vijë në Shqipëri në datat 4 dhe 5 shtator, në një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Bajram Begaj.
Ajo do të pritet në orën 10:00 në një ceremony zyrtare në institucionin e Presidnecës, për të vijuar me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.
Pas konferencës për shtyp të të dy Presidnetëve, Osmani do të vijojë me takime të tjera të nivelit të lartë.
Axhenda e Vjosa Osmanit në Shqipëri:
10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.
11:40-12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.
Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.