Kuvendi ka rrëzuar me votat e mazhorancës kërkesën e opozitës për të hequr nga rendi i ditës zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Kërkesa u bë pasi opozita kërkoi më herët të mos njiheshin format e deputetëve për kandidatët për Avokatin e Popullit, pasi hodhi akuza se mazhoranca do të zgjidhte Endri Shabanin.
Me 77 vota kundër, Kuvendi vendosi që kërkesa të rrëzohet dhe Avokati i ri i Popullit të zgjidhet në seancën e sotme plenare, ku në garë janë 6 kandidatë.
Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Endrit Shabani, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj janë në garë dhe do të votohen në Kuvend për të marrë postin e Avokatit të Popullit, pas më shumë se 3 vitesh ku ky institucion drejtohej nga Erinda Ballanca që i kishte përfunduar mandati.
Opozita ka deklaruar se dy kandidaturat që do të mbështesë janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni, teksa nuk dihet se për kë do shkojnë votat e deputetëve të mazhorancës.