Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Të përgatitemi se Edi Rama nuk largohet pa angazhimin e shqiptarëve

Në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për skandale të rënda dhe kontroll kriminal mbi institucionet e shtetit.

Sipas Berishës, vetëm angazhimi i qytetarëve mund të sjellë largimin e Ramës nga pushteti. Opozita, tha ai, do të zhvillojë një dialog intensiv me shqiptarët dhe do të përgatitet për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi.

“U ankua grupi parlamentar për çështjen time, i mori 7 muaj për ta shqyrtuar. Por jo vetëm unë. Për Erion Veliajn 5-6 javë. Kurse për këtë në mënyrë të rrufeshme.

E larguan dhe relatorin, gjetën relator tjetër. 

Presione. Ta dini një gjë, ajo ka arkivën më kriminale që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri.

Sepse ajo me Oltion Bistrin dhe Agim Ismailin, ky që hakeronte telefonat, ua nxirrte videot nga telefonat, ajo ka survejuar çdo zyrtar, ministër, kundërshtar, lajkatar, çfarë ka patur, i ka survejuar. 

Shkoi e ju tha aty në mbledhje, i tha Ramës mblidh dhe kryesinë e ministrat, u tha cilindo nga ju u marr me vete. Se ua ka këto. 

Pra, jemi para kësaj situate dhe unë e theksoj dhe e them, se do të jenë vetëm qytetarët shqiptarë ata që do japin shtytjen e fundit, ata që do të shpëtojnë vendin nga ky narkoregjim.

Edi Rama sot është njeriu më i diskredituar në Europë. Kryeministri, avokat publik i vjedhjeve të tij.

Sa për Lubinë ai nuk e bënte kurrë këtë. Ai e bën për veten e tij. Se të them të vërtetën tani, unë nuk jam aty brenda, por thonë se, dosja e Ramës është shumë më voluminoze. Dhe është e ndarë. 

Se çka aty brenda nuk e dimë, por është e ndarë veçmas. Si puna e atij Olsit, personit të paidentifikuar dhe pastaj e nxirrte Dumani, jo Olsin, që ishte vetëm ai.

Pra, jemi në këtë situatë ndaj dhe ne bashkërisht në një dialog intensiv me shqiptarët, duhet të përgatitemi se Edi Rama nuk largohet pa angazhimin total të qytetarëve shqiptarë.

Ai kur arrin para të gjithë shqiptarëve, të dalë avokat i vjedhjeve të tij, të çojë vendimin e gjykatës vetëm për të shpëtuar veten, sepse kam dëgjuar, thonë njerëzit, pse nuk kërkon heqjen e imunitetit. Ku ja heq ky imunitetin, ky më parë dorëzon mandatij e tij, se sesa heq imunitetin e asaj. Se ajo bëhet e penduar fill. Mjafton, se ajo është mos e pyet. 

Vuri përpara një shtet, te këmbët e veta e ka. Në mënyrën më të paimagjinueshme. Një njeri e kapur në flagrancë me një vjedhje skandaloze, e ka gjunjëzuar, e ka poshtëruar narko-shtetin  sikur të mos ishte. 

Dhe tani i thotë këtij dhe e nxjerr çdo ditë. Del çdo ditë. S’ka ndodhur kurrë. 
Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Faleminderit
”- u shpreh Berisha.