Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në Unazë të Madhe ku një 38 vjeçar humbi jetën.
Sipas njoftimit të Policisë, në aksident janë përfshirë 2 automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë ka humbur jetën shoferi i motomjetit Olton Xhambeu. Ndërkohë drejtuesit e mjeteve janë marrë në pyetje nga grupi hetimor, lidhur me rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.
“Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.
Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.