Kryeministri Edi Rama deklaroi rreth 1 vit më parë se do të mbyllte Tik Tok, por si gjithçka tjetër, edhe kjo deklaratë ngeli vetëm në rrjetet sociale, pasi ky rrjet social vijon të ,mbetet i hapur për të gjithë.
Vetëm pak ditë më parë, 15 vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij në Durrës. Të dy të miturit kishin debatuar në rrjetet sociale dhe më pas e kishin lënë të sqaroheshin, ku morë me vete edhe shokët e tyre.
Të dy grupet u përleshën fizikisht, ku njëri prej të miturve nxori një thikë dhe goditi 4 herë Erjonin, 2 prej të cilave afër zemrës. 15 vjeçari u nis me urgjencë drejt Tiranës, por fatkeqësisht ditën e djeshme nuk arriti t’i mbijetonte plagëve, duke ndërruar jetë.
Gjyshja e tij i ka shkruar gazetares Klodiana Lala, ku tregon se për ngjarjen nuk ka patur asnjë reagim nga policia, ndërkohë që shteti nuk ka caktuar një psikolog për të afërmit, që janë në një dhimbje të madhe.
Ajo thotë se psikologët në shkolla nuk funksionojnë, ndëkrohë që të gjithë merren me politikën dhe jo me çështjet sociale, me të rinjtë që po vriten çdo ditë.
Postimi i Klodiana Lalës:
Letra tronditese e gjyshes se Erionit 15 vjeç qe nderroi jete ne QSUT. Erioni i plagos nga nje bashkemoshatar pas sherrit per tik-tok (qeveria deklaroi e kemi mbyll).
Erioni mbylli syte dje pergjithmone.
…nje engjell me shume ne qiell e nje femije plot drite me pak ne toke
Letra
Na la djali Klodiana!
Ai u vra dy herë!
Një herë nga vrasësi dhe një herë nga shteti
Asnjë reagim as nga policia,as nga media,as psikolog për të afërmit,jemi në një dhimbje që nuk po kemi më zemër ta mbajmë…kam ditë që përpiqem ta bëj mediatike të vërë dorë shteti apo dikush tjetër dhe të gjithë u vonuan,të gjithë panë një tjetër gjë më të rëndësishme(politikën??që po vret të rinjtë tanë
O moj Shqipni ,e mjera Shqipni…
Unë jam poete dhe po mbaj zemrën me dorë, po lutem të kemi tjerët…por më ka shkuar frika në palcë…kur do ndalojnë këto dhimbje, këto plagë për Shqipërinë tonë,për ne nënat që na dridhen këmbët…ku është ligji?
Pse dalin fajtorët nga burgu pas dy vjetësh?
Pse nuk funksionojnë psikologët nëpër shkolla të flitet për tema të tilla rrezikshmërie, jo për “gjinitë”
Pushtetarët po vrasin kombin shqiptar…dhe unë këtë do ta them në çdo ditë timen,në çdo shkrim e varg…unë nuk do mundet askush të më ndalojë derisa të mos vriten më fëmijë në kombin tim. Jemi bërë me trauma…edhe media ka fajet e veta…populli (Ne)nuk dimë më ku ta kërkojë të drejtën… gjithsesi më lër të tfalenderoj që mu përgjigje në telefon dhe me mesazhe…fati i Erionit tonë paska qenë bota e përtejme,sepse në këtë botë paska kriminela kudo.