Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është ndalur të flasë për gazetarët.
Nga Kryesia e Kuvendit ai tha se PS nuk do të propozojë asnjë emër për Avokatin e Popullit, por do të mbështesë kandidatët e propozuar nga opozita.
Sipas tij, mazhoranca do të presë të mbarojë afati zyrtar për dorëzimin e kandidaturave, për të thënë më pas fjalën e saj të fundit.
“PS nuk do propozojë asnjë kandidat për Avokat të Popullit. Do shqyrtojmë kandidaturat qe do vijnë nga opozita. Me pas do vendosim se cilën kandidature do mbështesim, që do votohet në Kuvend me 84 vota. Duam një Avokat Populli të propozuar nga opozita dhe të mbështetur nga mazhoranca”, tha Balla.
Për sa i përket çështjes “Balluku”, Taulant Balla qëndroi në një linjë me kryeministrin Rama, duke thënë se gjykata nuk ka kompetencë që të pezullojë një ministër.
“Kuvendi i Shqipërisë është autoriteti i vetëm që bën ligjin në Shqipëri, s’ka autoritet tjetër, Mos krijoni lidhje që nuk ekzistojnë. Kuvendi i di detyrat e veta që ka në kudër të këtij procesi. Përmbushja e detyrave të shtëpisë nga Shqipërisë për BE lidhet me legjislacionin. E kam ndjekur këtë gjë në Kroaci në 2009-ën. Nuk po shpikim diçka, por janë disa detyra që duhet t’i bëjë vendi ynë. Janë gjëra që duhet të bëhen me opozitën. SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer. Sa i përket rastit në fjalë, kryeministri ka qenë i qartë. Ka pasur një çendim nga GJKKO për pezullimin e një ministri. Në vlerësimin e kryeministrit, por dhe unë…edhe pas 21 vitesh, mendoj se nuk e ka një kompetencë të tillë gjykata, të pezullojë një ministër, sepse Kushtetua sipas nenit 103. Pika 3 e ka barazuar ministrin me deputetin sa i takon imunitetin. Megjithatë, për fat të mirë, rendi kushtetues e ka përcaktuar qartë, që kur ke një ankesë, e çon në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.