Pushimet mbaruan, mbi 10 mijë pasagjerë largohen nga Porti i Durrësit në 24 orët e fundit

Sezoni turistik i ëktij viti ka qenë rekord për Shqipërinë, me numrin e turistëve që arriti shifra si kurrë më parë.

Por tashmë pushimet mbaruan dhe turistët, së bahsku me emigrantët që erdhën t’i kalojnë puhbsimet pranë familjeve, duhet të kthehen në vendet ku punojnë e jetojnë. Gjatë 24 orëve të fundit nga Porti i Durrësit kanë dalë më shumë se 10 mijë pasagjerë.

Të pyetur sesi kishin kaluar në vendin tonë, ata janë shprehur për Tv Klan se kanë mbetur shumë të kënaqur dhe do të donin të vinin sërish.

“Kam ardhur nga Anglia së bashku me familjen time. Shqipëria është vend i bukur. Kam vizituar disa vende si Durrësin, Sarandën, Ksamilin Butrintin dhe Syrin e Kaltër. Sonte largohem, por do të doja të rikthehesha sërish për të vizituar të tjera vende. Kemi qëndruar tre javë dhe do të donim të qëndronim akoma më shumë. Edhe çmimet janë të arsyeshme”, tha një prej tyre.

“Jam nga Napoli, Itali. Është hera e parë që vij në Shqipëri. Jam ndjerë shumë mirë. Deti është i mrekullueshëm, njerëzit e dashur. Kam mbetur vërtet i kënaqur. Kam vizituar Pogradecin, Korçën, Belshin, Tiranën, Ksamilin, Sarandën dhe Vlorën. Më kanë pëlqyer shumë. Ksamili ka një det të mrekullueshëm. Me siguri vitin tjetër do të rikthehem sërish. Edhe me çmimet jemi të kënqur, ndryshe nga Napoli ku janë  shumë të larta. Në Shqipëri kam qëndruar rreth një muaj”, u shpreh një tjetër.