Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë prej ditësh ka bërë që 10 fshatra në zonën e Kolonjës të bllokohen për shkak të shembjes së urës.
Kjo urë ishte rruga e vetme që lidhte fshatrat me rrugën kryesore, teksa tashmë është e pamundur për kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës.
Banorët e fshatrave kanë dalë sot në protestë, pasi thonë se në disa fshatra të thellë ka të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit për ndihmë, pasi askush nuk mund të ndërhyjë për shkak të bllokimit të rrugës.
“Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit”, thonë banorët të shqetësuar, teksa nga institucionet nuk ka ende asnjë reagim, pavarësisht propagandës të shpërndarë në rrjetet sociale.