Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme kabinetin qeveritar, ku për herë të parë në këto vite nuk do të jetë pjesë e saj Belinda Balluku, e pezulluar nga GJKKO pasi është marrë e pandehur nga SPAK.
Gjatë pjesës së parë të mbledhjes, Rama ka bërë një emërim të rëndësishëm, atë të Drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike.
Në këtë post ai ka emëruar Vilma Gurin, e cila e merr këtë detyrë pas një periudhe kohe që shërbeu si këshilltare e kryeministrit.
Ajo do të zëvendësojë në këtë post, Enkela Dushin, me këtë të fundit që do të vijojë të jetë pjesë e këtij institucioni.