Ambasadori i BE-së në Shqiëpri, Silvio Gonzato, i ka dorëzuar kryeministrit Rama progres-raportin e Shqipërisë për vitin 2024-2025 drejt anëtarësimit në BE.
Në fjalën e tij, Gonzato tha se Shqipëria ka bërë progres, pasi ka hapur 5 nga 6 kapitujt në një periudhë të shkurtër kohe, por tashmë duhen përshpejtuar reformat pa cënuar cilësinë e tyre.
Sipas tij, korrupsioni në Shqipëri mbetet ende i hapur në sektorë të ndjeshëm, ndërkohë që është bërë shumë pak përparim në lirinë e shprehjes.
“Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishme për Shqipërinë. 5 nga 6 grupet janë hapur dhe po punohet për hapjen e kapitullit të fundit. E gjitha është arritur me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe përgëzoj Shqipërinë për rezultatin e shkëlqyer. Po hyjmë një fazë vendimtare ku do të testohet vullneti i Shqipërisë.
Në përgjithësi raporti i për Shqipërinë është pozitiv, konfirmon angazhimin e plotë politik vlerëson nivelin e lartë të dëshirës dhe ambicies për të ecur përpara, ndërsa dinamika aktuale duhet të përkthehet në reforma më të shpejta. Shqipëria ka filluar të jetë në përputhje me politikat e jashtme dhe me sigurinë. Raporti vlerëson që funksionimi i institucioneve demokratike është sfiduar nga polarizimi politik, moszbatimi i disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, apo mungesës së konsultimeve publike. Zgjedhjet ishin konkurruese, por u shënjuan nga mangësi të konsiderueshme përfshirë abuzimet me burimet publike që çoi në mosbarazi në garë. Përshëndes krijimin e komisionit të përbashkët parlamentar për Reformën zgjedhore.
Shqipëria ndërmjet një niveli të moderuar në fushën e gjyqësorit. Rezultate në zbatimin e reformës në drejtësi dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Raporti vëren miratimin e strategjisë antikorrupsion. Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm duke ndikuar në sferat publike dhe private dhe masat e marra kanë pasur reagim të pjesshëm. Shqipëria është e përgatitur për luftimin e krimit të organizuar. Është krijuar një zyrë për rikuperimin e pasurive por do të donim të shihnim rezultate konkrete. Përparime në fushën e mbrojtjes të së drejtave të njeriut. Shqipëria ka bërë përparim të kufizuar në lirinë e shprehjes. Urgjenca e reformave, me konsultime publike dhe debate në Kuvend”, tha Gonzato.