Lajçak “paralajmëron” takim të nivelit të lartë, Kurti- Vuçiç

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak ka njoftuar se sot në Bled të Sllovenisë se kishte një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. 

Temë kryesore e takimit “kokë më kokë” mes Kurtit dhe Lajçak, ishte dialogu i nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, një takim ky që pritet të mbahet në shtator. 

Sipas të dërguarit të posaçëm të BE-së, në një postim në rrjetin X, ai shkruan: 

“Pata një takim të rëndësishëm me kryeministrin sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të Dialogut të nivelit të lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së 3-qershorit,”- shkruan Lajçak në X.