KQZ ka publikuar modelin përfundimtar të fletës së votimit dhe renditjen e kandidatëve për kryetar bashkie në pesë bashki ku do të zhvillohen zgjedhje më 9 nëntor.
KQz njofton se listat përfundimtare të kandidatëve tashmë janë konfirmuar dhe çdo material zgjedhor do të shpërndahet pranë qendrave të votimit sipas afateve të përcaktuara.
Më datë 9 nëntor ishin parashikuar të mbaheshin edhe zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, por dekreti i presidentit Bajram Begaj u pezullua nga Gjykata Kushtetuese, pas ankimimit të bërë nga ish-kryebashkiaku Erion Veliaj.
Renditja e kandidatëve sipas bashkive:
Bashkia Vlorë
Brunilda Mersini
Dionis Sota
Gjergj Nika
Bashkia Berat
Ervin Ceca
Pavlo Shkarpa
Bashkia Tepelenë
Gabriel Guma
Gramos Sako
Bashkia Cërrik
Eligert Hima
Amarildo Hoxha
Florenc Doka
Bashkia Mat
Altin Bojni
Eduart Brahilika
Suzana Pasha