Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Niko Peleshit

Kërkesa e Partisë Demokratike për shkarkimin e kreut të Kuvendit,  Niko Peleshi, është rrëzuar me votat e mazhorancës.

Me 79 vota kundër, asnjë abstenim dhe 10 vota pro, Niko Peleshi do ntë vijojë të jetë në krye të Kuvendit, teksa ditën e sotme mbajti edhe një fjalim përpara votimit.

Ai tha se nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe as nuk ka favorizuar asnjë krah politik, teksa përmendi se në dy seancat e fundit opozita ka marrë më shumë minuta se mazhoranca.

Në fund të fjalimit ai mori edhe duartrokitjet e kolegëve të PS-së, ndërsa PD shpërtheu në protestë, çfarë bëri që drejtuesja e seancës të mbyllë punimet e Kuvendit për një pushim 15 minutësh.