Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë është emëruar si nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar.
Nikollo e ka pranuar propozimin e bërë përpara disa muajsh nga kryebashkiaku Oltion Çaçi.
Emërimi i saj vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e demokratëve drejt atyre të Partisë Socialiste.
Më herët, në janar të këtij viti edhe ish-kryetari i Forumit Rinor të PD-së dhe 2 herë kandidat për deputet, Jolio Dine, ka pranuar kërkesën për t’u bërë drejtor i Shërbimeve në këtë Bashki.
Kujtojmë se pak ditë më parë, ish-deputetja demokrate, Zheni Gjergji u emërua drejtoreshë e spitalit të Elbasanit.