Kandidati fitues i Primareve në Bashkinë Kukës sipas Partisë Demokratike është Emri Vata.
Përmes një njoftimi për shtyp, PD bën me dije se pas numërimit të fletëve të votimit, fituesi i garës u shpall kandidati Emri Vata.
Kujtojmë se në këtë garë morën pjesë pesë kandidatë, Ardian Sokol Elezi, Emri Haxhi Vata, Gëzim Beqir Shehu, Uran Rakip Cengu, Ylber Haxhi Zeneli.