Aksidenti te diga e Liqenit, Gjykata lë në burg Eldi Allushin, në kërkim Emiljano Nina

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Eldi Allushin, pronarin e automjetit tip “BMW X6” që u aksidentua te diga e Liqenit në Tiranë disa ditë më parë.

Ai akuzohet për “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, pasi dëshmitë e tij kanë qenë konradiktore. Në kërkim është shpallur Emiljano Nina, i cili drejtonte makinën tip BMË X6 në momentin kur ndodhi aksidenti.

Ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nina nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton i skeduar dhe i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.