Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës ka ‘paralizuar’ sot rrugët e kryeqytetit duke shkaktuar trafik të rënduar.
Lidhur me situatën ka reaguar edhe policia e Tiranës, e cila thotë se për shkak të punimeve në autostradë është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij.
Raportohet se nga kryqëzimi i Budullës dhe deri në Maminas vargu i mjeteve është i pandërprerë për rreth 15 kilometra.
Policia e Tiranës u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, si dhe të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat në lëvizje.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës, për arsye punimesh, të njoftuar me datë 10.10.2025, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.