Vetëm 25 vjeç, PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Tepelenë

Partia Demokratike ka zyrtarizuar Gabriel Gumën si kandidatin për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë Tepelenë.

Guma, vetëm 25 vjeç, do të përballet në zgjedhjet e 9 Nëntorit me kandidatin e majtë Gramoz Sako, ish-drejtues i Gardës.

Zgjedhjet për Bashkinë e Tepelenës do të mbahen pas dorëheqjes së Tërmet Peçit, i cili kandidoi në zgjedhjet e 11 Majit dhe fitoi mandatin e deputetit.

Pak ditë më parë, PD zyrtarizoi kandidatin e saj për Bashkinë e Matit. Eduart Brahilika do të garojë në garën për kryebashkiak përballë Altin Bojnit të përzgjedhur nga Partia Socialiste.

Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen më 9 Nëntor në bashkitë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat, ndërsa dje Gjykata Kushtetuese vendosi për të rrëzuar dekretin e Presidentit Begaj për Tiranën.