Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e tij lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve më datë 9 Nëntor në Bashkinë e Tiranës.
Begaj, i cili iu bind Ramës dhe shpalli dekretin 24 orë pasi Këshilli i Ministrave dërgoi vakancën për Bashkinë Tiranë, thotë se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi i Kushtetueses erdhi pas ankimimit të bërë nga Veliaj. Ky i fundit, ka ankimuar edhe shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak dhe që më pas mori miratimin e Këshillit të Ministrave.
Sipas vendimit të GJK, vendimi për dekretin është në kundërshtim me Kushtetutën dhe është pezulluar deri në shqyrtimin përfundimtar.
Njoftim për Media
Tiranë, më 9 tetor 2025
Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025.