“Një tragjedi e madhe për shtetin”, mesazhi i Ramës në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin Astrit Kalaja

Këtë të mërkurë janë zhvilluar homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, pas një vendimi të dhënë lidhur me një konflikt pronësie.

Në homazhet që u mbajtën në Pallatin e Kongreseve, morën pjesë kryeministri Edi Rama, përfaqësues nga opozita si edhe krerët e institucioneve të drejtësisë.

Në përfundim të homazheve, kreu i qeverisë, Edi Rama nuk u ndal në një komunikim për mediat, por është zbuluar mesazhi që ai ka lënë në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë.

Në mesazhin e tij, Rama shkruan se vrasja e gjyqtarit Kalaja është një tragjedi e madhe për vetë shtetin.

“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin, u prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjithnjë. Edi Rama”.