Policia ka shoqëruar Gjovalin Shkëmbin, xhaxhain e Elvis Shkëmbit, i cili një ditë më parë vrau në sallën e gjyqit, gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosi dy të tjerë, më të cilët ishte ne proces gjyqësor për një pronë në Shkdoër.
Gjovalin Shkëmbi është shoqëruar në komisariat pas kërcënimit të hapur që ai bëri në media ku tha se gjyqtari që do të dënonte nipin e tij do të përballej me plumba, njësoj si Kalaja.
“Ata që do të dënojnë nipin tim, do të përballen me këtë gjë. Ata gjyqtarë që do të dënojnë nipin, do të përballen me të njëjtën gjë (vrasje) me plumba. Kemi 13 vite që i shkruajmë kryeministrit dhe të gjithë qeverisë për pronën që kemi blerë. Këta do të kenë të njëjtin shpërblim. Pronën e kemi blerë. Ia kemi blerë shtetit. Nëse dënojnë djalin, të njëjtën gjë do bëjmë. Edhe sikur të jetë Donald Trump, apo Papa. S’ka lojë me ne më”, tha ai.
Ai u shpreh se nuk i druhet hakmarrjes, ndërsa paralajmëroi se tashmë ka nisur lufta.
“Familjes së Astriti Kalasë, i bie në gjunjë. Në mënyrë absolute nuk i druhem hakmarrjes, kemi nisur luftën. Kur të dënojnë atë djalë, në sallë të gjyqit me plumba do të gjykohet. Se më ka prerë në besë shteti. Ia kam blerë shtetit. Nuk ka gjyqtar që e dënon. Do t’i hanë plumbat sikur i hëngri Astrit Kalaja”, tha ai.