FOTO/ U gjet i varur në një tabelë në mes të Brukselit, 28 vjeçari nga Kukësi ishte dënuar për drogë në Angli

Bekim Halilaj është 28 vjeçari shqiptar, i cili u gjet i varur në një tabelë në qendër të Brukselit, disa ditë më parë.

Foton dhe identitetin e viktimës e ka publikuar gazetari Artan Hoxha. Ky i fundit ka thënë se i riu është nga fshati Bicaj i Kukësit, ndërsa kishte ikur në Belgjikë për një jetë më të mirë.

Fillimisht i riu ishte larguar nga Shqipëria drejt Anglisë dhe më pas drejt Belgjikës, ku u vra në mënyrë makabre. Siç tregon gazetari Hoxha, trupi i 28 vjeçarit ka qëndruar për disa orë i varur në tabelë në një prej rrugëve kryesore të Brukselit.

Hoxhaj tregoi se Halilaj ishte pjesë e një grupi që merrej me shpërndarjen e kokainës dhe ishin arrestuar dhe në 2017 në Angli. Ai kishte qenë i dënuar ne Angli me 7 vite burg pasi bashkë me tre shqiptarë, u kapën duke trafikuar kokainë me vlerë mbi 4 milionë paund në qytetin e Southampton.

“Është një ngjarje shumë e rëndë. Shumë e rëndë dhe për shkak të viktimës, por dhe simbolikës. Është një ngjarje që në fillim u dyshua si e ngjashme me ato t karteleve Sinaloa, por…

Ky është bekim Halilaj nga Bicaj i Kukësit, 28 vjeç, i varur në një tabelë në unazën e madhe të Brukselit. U aludua e ngjashme me ato, por dukej e çuditshme në Europë të kishte vajtur konflikti deri në atë masë. Sepse në Meksikë nisën t’i varin.

Ky është varur në kryeqytetin e BE-së. Ai ka qëndruar për orë të tëra, dhe njerëzit kanë kujtuar fillimisht se ishin zbukurimet për festat e Hallouin. Më pas është bërë verifikimi. Çështja e tij është në hetim. Unë identifikimin e kam bërë në rrethana të tjera.

Pritet të vijë kufoma. Familja e tij jeton në fshatin Bicaj. Babai është invalid. Një motër e ka me probleme. Ka ikur atje për një jetë më të mirë. Fillimisht ka qenë në Angli”- tha Hoxha.