Dënohen me 189 vite burg 5 të rinjtë, të cilët akuzohen për vrasjen e një shqiptari dhe dhe një shoku të tij, ngjarje kjo e ndodhur në Londër, në vitin 2023.
Sipas Metropolitan Police, të dënuarit janë: Lorik Lupqi, 21 vjeç, nga St John’s Ëay, N19; Abel Chunda, 29 vjeç, nga Caldy Ëalk, N1; Jason Furtado, 28 vjeç, nga Halton Road, N1; Eden Clark, 29 vjeç, nga Huddleston Road, N7; Xavier Poponne, 21 vjeç, nga Halton Road, Islington, N1.
Të pestë u shpallën fajtor pëe vrasjen e 15 vjeçarit Leonardo Reid, 23 vjeçarit Klevi Shekaj dhe për tentativë vrasjeje ndaj një personi tjetër.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 qershor 2023, kur grupi i të dënuarve sulmoi një turmë të rinjsh që ishin mbledhur në një lagje të Londrës për të xhiruar një videoklip muzikor. Sipas policisë, Leonardo dhe Klevi nuk kishin asnjë lidhje me grupet kriminale, por u sulmuan gabimisht pasi u ngatërruan me rivalë të bandës së të dënuarve.
Në gjykatë, nënat e viktimave dhanë deklarata prekëse, duke dënuar ashpërsisht dhunën pa kuptim që u mori jetën fëmijëve të tyre.
Policia londineze tha se ky dënim është një hap drejt drejtësisë dhe shpreson të shërbejë si parandalim për krime të ngjashme në të ardhmen.