Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Safet Gjicit për pafajësi

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Safet Gjicit, ish-kryebashkiak i Kukësit, i cili kërkonte pafajësi. Gjici kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Në qershor të 2024, Safet Gjici u dënua përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me 3 vjet heqje lirie.

Megjithatë në maj të këtij u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, dhe dënimin e mbetur po e kryen në “arrest shtëpie”.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor 2023, pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.