Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetin Fidel Kreka.
Vendimi erdhi pas kërkesës së Partisë Socialiste lidhur me tensionet që u krijuan një ditë më parë në seancë, e cila pritej që të zgjaste 24 orë.
Bardhi u përjashtua pasi gjatë seancës ai hodhi një shishe uji në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë Fidel Kreka hodhi rregulloren e Kuvendit në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Pas këtyre tensioneve, Peleshi vendosi që të kalonte ne votim programin qeverisës, duke mos u dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë që të mësonin rreth tij. Po ashtu u votëbesua edhe qeveria e re.
Edhe pse pritej që kjo seancë të ishte maratonë, ajo u mbyll për 20 minuta. Lidhur me vendimin e Peleshit për të myllur seancën pati edhe një reagim nga Delegacioni i Bashkimit Europin në Tiranë, ku nënvioznte mes të tjerash se “ Është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t’u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit”.