ZYRTARE/ Policia e Shtetit pranon skandalin e vjedhjes së TIMS, çon në Prokurori përgjegjësit

Pas presionit të madh ndërkombëtar, në veçanti të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Policia e Shtetit ka pranuar zyrtarisht skandalin e vjedhjes të të dhënave të hyrjes dhe dlajes së shtetasve në territorin e Shqipërisë, ose TIMS.

Kallëzimi është bërë për “shpërdorim detyre” dhe dyshime për ndërhyrje në mënyrë të paautorizuar në sistemet e policisë së shtetit. Kallëzimi nuk është regjistruar ende sepse prokurorët janë me leje dhe të hënën do të hidhet në short.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë.

Tashmë pritet që Prokuroria e Tiranës të nisë zyrtarisht hetimet pë rkëtë skandal që cënon sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Prej ditësh pritej një reagim nga Ministria e Brendshme, por vetëm sot ka ardhur hapi konkret për ta çuar deri në fund këtë skandal të radhës të qeverisë.

Por si ndodhi skandali?!

Një email i është dërguar Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shqiptar dhe disa mediave për të denoncuar vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Ky email është dërguar nga punonjës të Policisë, teksa përmenden me emra ata që morën këtotë dhëna.

Sipas denoncuesit, Drejtori i Departamentit të Teknologjisë në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ka urdhëruar punonjësit e databazës që t’I ngarkojnë të gjitha të dhënat në një hard disk të jashtëm, ku përfshiheshin hyrje-daljet e personave, dokumentat biometrikë, ngjarjet kriminale etj.

Disa prej punonjësve kanë refuzuar të përfshihen në këtë vjedhje dhe kanë njoftuar shefin e tyre Ardit Muço. Ky I fundit menjëherë ka njoftuar Drejtorin e Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorine  Krimeve, Neritan Nallbati.

Por si arriti Ervin Muça ta kryente këtë vjedhje?

Ai mori disa miqtë e tij nga një kompani private Soft & Solution dhe së bashku shkuan pasdite pranë laboratorit të DTI-së, nga ku morën të gjitha të dhënat. Gjatë pritjes së transferimit ttë të dhënave, ata janë shprehur se njëri është punonjës IT i QKB dhe dy të tjerë nga kompania Horizon. Denoncuesi thotë se nëse janë nga Horizon, atëherë të dhënat kanë shkuar drejt e në Qipro.

Procesi i marrjes së të dhënave është bërë në prani të drejtorit Besion Tanuzi, që sapo është emëruar. Por sapo Ervin Muça ka marrë vesh se Ardit Muço është vënë në dijeni, ka dhënë urdhër që këtij të fundit t’i mbyllen të gjitha akseset në kompjuter apo email. Gjithashtu Ervin Muça ka tentuar të komunikojë edhe me përgjegjësin e kamerave, pork y I fundit nuk I ëhstë përgjigjur.

Gjatë eksportit kanë qenë të pranishëm nga DTI së policisë, Albana Vrapi nga Sektori i databazës, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Collaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.