Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mesditë në Presidencë ku do të kërkojë nga Presidenti Bajram Begaj mandatimin e qeverisë së re.
Rama pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e ministrave të rinj të qeverisë. Më pas pritet që Begaj të dekretojë emrat e ministrave të rinj për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re dhe nisjes së punës nga kabineti.
Ditën e djeshme, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama prezantoi qeverinë e re, ku u rikonfirmuan disa ministra që ishin pjesë e qeverisë së kaluar, mes tyre zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila do të jetë njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Ajo çfarë u cilësua si surprizë në qeverinë e rë ishte se për herë të parë një grua do të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Do të jetë ish-Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, të cilës Rama i besoi Miinistrinë e Brendshme.
Në detyrë janë konfirmuar edhe Petrit Malaj si Ministër i Financave dhe Blendi Gonxhja si Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, një ministri e re që do të formohet gjatë këtij mandati qeverisës.
Kabineti qeveritar “Rama 4”
Zv.kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku
Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit – Delina Ibrahimaj
Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin – Adea Pirdeni
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – Elisa Spiropali
Ministër i Mbrojtjes – Pirro Vengu
Ministër i Mjedisit – Sofjan Jaupaj
Ministër i Brendshëm – Albana Koçiu
Ministër i Financave – Petrit Malaj
Ministër i Drejtësisë – Besfort Lamallari
Ministër i Arsimit – Mirela Kumbaro
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Evis Sala
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Andis Salla
Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni Gogu
Ministër Shteti dhe Kryenegociator – Majlinda Dhuka
Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit – Blendi Gonxhja
Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor – Ervin Demo
Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike – Diella