Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vendosi Niko Peleshin, si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Deputetja e Durrësit, Klodjana Spahiu e propozua për nënkryetare të parlamentit.
“Niko Peleshi kryetari i ri i Kuvendit, Klodiana Spahiu nënkryetare”, tha ai.
Ai theksoi se Peleshi ka dëshmuar përkushtim në detyrat që i janë caktuar, duke shtuar se ekeperienca e tij do të sjellë frymë të re në krye të Kuvendit.
Po ashtu, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është caktuar Taulant Balla, i cili rikthehet sërish në këtë post.
“Sa i përket drejtimit të grupit të ri parlamatar, ka shumë pak për t’u menduar. Për eksperiencën e gjatë, Taulant Balla është deputeti i duhur”, tha Rama.