Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë dëme të mëdha në Gramsh, shkatërrohen ura e rrugë të fshatrave

Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në Gramsh dhe fshatrat përeth.

Akset rrugore që lidhin fshatrat me qytetin janë dëmtuar, ndërsa në aksin Rovje-Gramsh disa përrenj kanë dalë nga shtrati, prurjet e të cilëve kanë shkatërruar edhe urën automobilistike që lidh qendrën administrative Kukur me zonën e Mokrës në Pogradec.

Dëme të konsiderueshme kanë pësuar edhe vreshtat dhe tokat e mbjella në fshatrat Kukur, Rovje, Gribë dhe Irmath. Ndëkrohë, për shkak të motit dhe dëmtimit të rrugëve. Nuk kanë funksionuar as linjat e furgonëve dhe autobuzëve që lidhin këto fshatra me qytetin e Gramshit.