Në prill të këtij viti, qyteti i Vlorës u trondit nga vrasja Renato Hoxhaj, i cili punonte roje në një subjekt privat.
Ai u ekzekutua në lagjen “Hajro Çakërri”, ndërsa adyshohet të jetë vrarë për hakmarrje.
Sipas të dhënave nga grupi hetimor, dyshohet se Hoxhaj ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur kohë më parë në qytetin e Vlorës.
Policia dyshon se Renato Hoxhaj mund te ketë pasur rolin e informatorit dhe për këtë arsye eshte ekzekutuar në shenjë hakmarrjeje.
Mediat kanë publikuar foton e autorit të dyshua të krimit, shtetasi rumun Daniel Cornea, i cili vijon të jetë në arrati.
Ai rezulton të jetë një person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit.