Bashkimi Europian gjobit “Google” me 2.95 miliardë euro

Bashkimi Europian ka gjobitur kompaninë Google me 2.95 miliardë euro, duke e akuzuar për abuzim me pozicionin dominues në tregun e teknologjisë së reklamave online.

Sipas Komisionit Europian, gjigandi i teknologjisë ka shkelur ligjet e konkurrencës duke favorizuar produktet e veta për vendosjen e reklamave në internet, në dëm të konkurrentëve.

“Google tani duhet të paraqesë një zgjidhje serioze për të adresuar konfliktet e interesit. Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, ne nuk do të hezitojmë të vendosim zgjidhje të forta,” deklaroi Komisionerja për Konkurrencën, Teresa Ribera.

Sanksionet vijnë në një periudhë të tensionuar mes BE-së dhe SHBA-së mbi rregullimin e kompanive të mëdha teknologjike, ndërsa Europa po përpiqet të forcojë mbikëqyrjen mbi platformat digjitale.