Vakanca në Gjykatën Kushtetuese/ Denar Biba tërhiqet nga gara, KED miraton 6 kandidatët

Denar Biba është tërhequr nga gara për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi u për publik pas mbledhjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, janë 6, konkretisht:

Alban Toro

Alma Faskaj

Asim Vokshi

Florian Ballhysa

Genta Tafa Bungo

Naureda Llagami.

Vakanca në krye të Gjykatës Kushtetuese është shpallur nga Gjykata e Lartë, pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Olta Zaçe.

Procesi i përzgjedhjes së kreut të Gjykatës Kushtetuese mbetet një nga çështjet kyçe për sistemin e drejtësisë në vend, ndërsa pritet që fazat e radhës të përfshijnë intervista dhe vlerësim të thelluar të kandidatëve.