Arti në zi, aktori Naun Shundi ndërron jetë në moshën 66-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori i njohur shqiptar, Naun Shundi, pas një beteje të rëndë me sëmundjen që e kishte larguar prej kohësh nga skena teatrore.

Shundi ishte dërguar fillimisht për trajtim të specializuar në Francë, por për shkak të kostove të larta, familja kërkoi ndihmë.

Më pas ai u rikthye në Shqipëri, ku vijoi trajtimin në QSUT, me mbështetje financiare nga Ministria e Shëndetësisë.

Naun Shundi u vlerësua për kontributin e tij në teatër dhe kinematografi, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike.