Presidenti amerikan, George Soros ka hedhur akuza ndaj ndaj George Soros dhe djalit të tij në një postim në platformën Truth Social. Trump i ka bërë thirrje sistemit të drejtësisë në Amerikë të ngrejë akuza kundër tyre për mbështetjen e tyre për protesta të dhunshme dhe aktivitete të tjera.
Sipas Trump, Soros dhe grupi i tij i psikopatëve kanë shkaktuar dëme të mëdha për SHBA-të. “Ne nuk do t’i lejojmë më këta të çmendur ta shkatërrojnë Amerikën”- paralajmëroi Trump në postimin e tij.
George Soros dhe djali i tij i mrekullueshëm i së majtës radikale duhet të akuzohen sipas ligjit RICO për shkak të mbështetjes së tyre ndaj protestave të dhunshme dhe shumë më tepër, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk do t’i lejojmë më këta të çmendur ta shkatërrojnë Amerikën, duke mos i dhënë kurrë as edhe një shans për të “MARRË FRYMË” dhe për të qenë i LIRË. Soros dhe grupi i tij i psikopatëve i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë! Kjo përfshin edhe miqtë e tij të çmendur nga Bregu Perëndimor. Kini kujdes, po ju vëzhgojmë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!
Ligji RICO (Racketeer Influenced and Corrupt Organizations Act) është ndër mjetet më të fuqishme të qeverisë amerikane për të goditur krimin e organizuar