FBI ka ushtruar kontroll në banesën e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, në Bethesda, Maryland, si pjesë e një hetimi për çështje të sigurisë kombëtare.
Bastisja është kryer në orët e para të mëngjesit dhe është urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel.
Për kontrollet ka reaguar edhe presidenti Donald Trump.
Ai theksoi se se nuk ishte në dijeni të operacionit dhe theksoi se nuk është fans i Bolton, duke shtuar se i ka lënë autoritetet të veprojnë sipas ligjit.
“Nuk jam fans i John Bolton…. Nuk di asgjë për këtë (kontrollet). E pashë vetëm këtë mëngjes… I them Pam-it (Prokurores së përgjithshme të SHBA) dhe grupit që nuk dua të di për këtë. Duhet të bëni atë që duhet të bëni”, ka deklaruar Trump.