EMRAT-FOTO/ Kjo është shqiptarja që u vra nga bashkëshorti i saj, krimi dyshohet për xhelozi

Mediat greke kanë publikuar foton e 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci.

Ky i fundit vrau gruan e tij Marjola Nakoleci dhe më pas u arratis, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe është në kërkim të tij.

Ishte vajza e viktimës që telefonoi shërbimet e urgjencës e tronditur kur pa nënën e saj të mbuluar me gjak në hyrje të pallatit, sipas medias vendase.

Mësohet se 40-vjeçari e ka goditur me thikë në shpinë dhe qafë bashkëshorten, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Autori vuante më parë nga problemet e shëndetit mendor. Ai ka qenë i kuruar për këto probleme por ende s’dihen shkaqet se si nisi sherri në familje.

Sipas informacioneve nga mediat vendase, 40-vjeçari ishte përdorues droge dhe dyshohet se tentoi vetëvrasje qershorin e kaluar.

Autori gjithashtu ka një dënim për vjedhje dhe është deportuar nga Greqia në të shkuarën.