Mbi 5 orë në SPAK, Arbër Veliaj: Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me këtë institucion

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj ka dalë pas 5 orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Në një prononcim shkurt para mediave, Arbër Veliaj tha se kishte “ardhur vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin e tij me këtë institucion”.

Megjithatë ai nuk u ndal që t’iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për arsyet se përse ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm.

Arbër Veliaj qëndroi në SPAK për 5 orë, ku mësohet se është pyetur në lidhje me hetimet që po bëhen ndaj kryebashkiakut Veliaj, i cili u arrestua në shkurt të këtij viti për akuzat e korrupsionit, pastrimit të paravr dhe fshehjes së pasurisë.

Arbër Veliaj u thirr në SPAK me urdhër të prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Kjo është hera e parë që ai thirret në SPAK, ndërsa më herët ka kundërshtuar vendimin e 6 dhjetorit për kontrollet e SPAK në banesë dhe në zyrë.