Plagoset me armë zjarri 28-vjeçari në Durrës, shpallet në kërkim autori

Një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri për motive të dobëta në Durrës. Policia ka identifikuar dhe është vënë në kërkim të autorit.

Sipas policisë, i riu i plagosur ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën

“Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij”, njofton Policia.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.