Tentoi të fuste naftë kontrabandë, arrestohet 61-vjeçari në Goricë

Një 61 vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Goricës, pasi tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automje.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues Desmon Xhialli, në të cilin konstatuan një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën ai nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.      

Policia sekuestroi automjetin dhe sasinë e naftës. 

‘Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Belorta, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.