4 vjeçari lëndohet gjatë lojës në kopsht, policia nis hetimet

Policia e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje dëmtimin e një 4 vjeçari në kopsht. I mituri, sqaron policia, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht teksa luante me bashkëmoshatarët e tij në kopsht. 4 vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

“Më datë 14.08.2025, është paraqitur për mjekim, në spital, një 4-vjeçar, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, gjatë lojës në kopësht, me bashkëmoshatarët. I mituri është aktualisht në kujdesin e mjekëve. Po punohet për verifikimin e plotë të rrethanave të rastit”- thuhet në njoftimin e policisë.